Formacionet zyrtare/ Vllaznia-Partizani, Josa nuk heq dorë nga Balaj

Formacionet zyrtare/ Vllaznia-Partizani, Josa nuk heq dorë nga Balaj

16:22, 11/03/2023

Vllaznia do të presë në orën 17:00 në “Loro Boriçi” Partizanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore.

Kuqeblutë vijnë në këtë duel pas barazimit me Teutën në Durrës, ndërsa “demat” me moralin e lartë pas fitores në derbi ndaj Tiranës.

Shkodranët do të kërkojnë të mos humbin “treni e fundit”, për në kampionat për sa i përket pretendimeve për titull, ndërsa të kuqtë të ngjiten në vendin e parë në rast se Tirana nuk fiton me Laçin.

Trajneri Josa ka zgjedhur titullar Bekim Balaj dhe Kolela ka hedhur në fushë futbollistët që fituan në derbi.

Formacionet zyrtare:

Vllaznia: Zogoviç, Smajli, Gurishta, Bulatoviç, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Alivoda,  Mala, Balaj, Çoba Trajner: Mirel Josa

Partizani: Rexhepi, Atanaskoski, Telushi, Sota, Maguette, Rrapaj, Matondo, Murataj, Hadroj, Da Silva, Mba. Trajner: Giovanni Colella.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco