Gjithçka vendoset në pjesën e parë, Real Madrid rikthehet te fitorja

Gjithçka vendoset në pjesën e parë, Real Madrid rikthehet te fitorja

16:19, 11/03/2023

Real Madrid është rikthyer te fitorja në LaLiga pas barazimeve në dy javët e fundit. “Los blancos” kanë mposhtur miqtë e Espanyol me rezultatin e ngushtë 2-1 në javën e 25-të të kampionatit spanjoll.

Gjithçka u vendos në pjesën e parë të këtij takimi. Ishin miqtë e Espanyol ata që prishën ekuilibrat e këtij takimi që në fillimin e lojës me anë të Joselu.

Megjithatë, madrilenët rikthyen baraspeshën në këtë takim duke shënuar me brazilianin, Vinicius Junior. Kur skuadrat po shkonin në dhomat e zhveshjes në barazim, Eder Militao përmbysi gjithçka brenda pjesës së parë duke i dhënë avantazhin Real Madridit.

Në minutat e fundit, skuadra e Ancelottit e bëri gjithccka më të sigurt duke shënuar golin e tretë dhe kësaj radhe me Marco Asensio.

Kjo fitore e mban ekipin madrilen në vendin e dytë të klasifikimit me 6 pikë larg Barcelonës momentalisht. Nga ana tjetër, Espanyol mban vendin e 13-të me 27 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco