Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Këtë mund ta bëjë vetëm Jose Mourinho: Askush nuk mund ta dënojë dhe i tha të gjitha me një foto

Këtë mund ta bëjë vetëm Jose Mourinho: Askush nuk mund ta dënojë dhe i tha të gjitha me një foto

09:35, 11/03/2023

Specialisti portugez Jose Mourinho nuk do ta drejtojë Romën e tij në dy ndeshjet e ardhshme të Serisë A kundër Sassuolos dhe Lazios, pasi iu konfirmua pezullimi prej dy ndeshjesh dhe tregoi pse është "Special" dhe pse është kaq unik, me postimin e tij të fundit në Instagram.

Ai u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen kundër Cremonese pasi ofendoi brutalisht arbitrin dhe pas ndeshjes hyri në dhomën e zhveshjes së gjyqtarit dhe vazhdoi ta ofendonte, për të cilën mori një pezullim me dy ndeshje dhe në një pjesë jashtëzakonisht të rëndësishme të sezonit, ai nuk do të jetë në pankinën e Romës, por do ta ndjekë nga tribuna ngjarjet në fushë.

Në stilin e tij, portugezi gjeti mënyrën për të protestuar pas konfirmimit të dënimit me skualifikim për 2 ndeshje të vendosura ndaj trajnerit pas kartonit te kuq te marre ne Cremonese-Roma per sjellje fyese ndaj arbitrave.

Por, interesant është se ai e ka bërë duke vënë duart sikur të ishin të lidhura dhe të prangosura, gjë që nuk mund të dënohet, e megjithatë nga ana tjetër tha atë që mendonte.

Mourinho në përgjithësi njihet për gjetjen e një mënyre për të adresuar, shpallur ose thënë atë që është "e ndaluar" dhe Roma e tij ka qenë në formë vërtet të shkëlqyer kohët e fundit dhe pasi mposhti Juventusin në shtëpi fundjavën e kaluar, fituan edhe kundër Realit Sociedad me rezultat 2-0 në Europa League.

Pas plot 13 vitesh,  kjo është hera e dytë për José Mourinhos që bën një gjest të tillë (ndeshja Inter-Sampdoria).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco