Ndeshje e 'çmendur', Spezia trondit Interin në 'Alberto Picco'

Ndeshje e 'çmendur', Spezia trondit Interin në 'Alberto Picco'

22:56, 10/03/2023

Lojtarët e Spezias mundën Interin në stadiumin Alberto Picco në kuadër të javës së 26-të të Serisë A me rezultat 2-1, duke i dhënë fund një serie prej shtatë ndeshjesh radhazi në kampionat pa triumf.

Ky ishte triumfi i parë në histori i skuadrës së Spezias përballë zikaltërve. Një përballje që do të mbahet mend gjatë, teksa u akorduan 3 penallti. Të parën e humbi Lautaro Martinez, ndërkohë që shënuan Lukaku dhe Nzola. Golin e avantazhit për vendasit e shënoi Daniele Maldini, djali i legjendës Paolo Maldini.

Ndërkohë për sa i përket mesfushorit Kristjan Asllani, trajneri Inzaghi vazhdon të mos e preferojë, teksa nuk i besoi asnjë minutë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco