Hallaçi: Fitore që të jep qetësi, duhet pasur kujdes sepse skuadrat janë të ngjeshura

Hallaçi: Fitore që të jep qetësi, duhet pasur kujdes sepse skuadrat janë të ngjeshura

16:00, 10/03/2023

Trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi, e ka cilësuar një fitore shumë të rëndësishme për ekipin që sipas tij kishte bërë gjithçka mirë ndaj Bylisit.

“Fitorja të jep qetësinë e duhur, por duke e ditur gjithmonë që skuadrat janë të ngjeshura dhe nga java në javë duhet të bëjmë kujdes e marrim sa më shumë pikë. Në fillimin e analizës i thashë ekipit që të jemi të kujdesshëm e të mos bëjmë presion lart, ndoshta u çuditën, por u thashë që duhet të presim kundërshtarin. I kujtova ndeshjen me Tiranën, meqë ishim në fushën tonë dhe mund të na merrte vrulli nga dëshira, se kundërshtari është i rrezikshëm dhe ka lojtarë të shpejtë.

Skuadra bëri detyrat që kërkova, edhe në pushim i komunikova që ekipi po bënte mirë dhe ne vazhduam po njësoj, duke bërë aksionet që erdhën. Jam i kënaqur me mbrojtësit, mesfushorët, anësorët që po bëjnë gjërat që bëj. Shpresoj të mbajmë këtë ritëm e ecim përpara. Më pëlqen forma e kapitenit, i cili po tregon në ndeshje e stërvitje që është një kapiten lider.

Loja ka qenë mjaft e mirë me një skuadër të fortë, me lojtarë cilësorë të kundërshtarit dhe terreni i rënduar. Në pjesën e parë nuk kishte asnjë moment skuadra e Bylisit, edhe në pjesën e dytë, skuadra është përgjigjur mirë. Kemi mbajtur topin dhe kemi bërë gjërat që kam kërkuar, mendoj që skuadra ka prodhuar futboll të mirë me atë që kam kërkuar.

Po mundohem të bëj rotacione herë pas here, kur ka lojtarë që kanë shumë minuta, i lë ndeshje pushim. Sot ishte Bytyçi i cili ka bërë ndeshje të mira. Edhe Peposhi i cili bëri maksimumin, kuptohet duhet të qetësohet. Kemi afruar edhe lojtarë të tjerë, po mundohem të qetësoj lojtarët”, tha Hallaçi pas sfidës për “Oversport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco