Vllaznia si 'mace e zezë' për Partizanin, Matondo shkakton stres te të kuqtë

Vllaznia si 'mace e zezë' për Partizanin, Matondo shkakton stres te të kuqtë

18:43, 09/03/2023

Entuziazmi i fitores së dytë radhazi në derbi pas një ndeshjeje thuajse perfekte mbaroi dje te Partizani. Të kuqtë janë kthyer në fushë dhe kanë nisur përgatitjet e radhës në kampionat ndaj Vllaznisë, e cila ka rezultuar të jetë një “mace e zezë” për të kuqtë të paktën në dy sezonet e fundit. [jsdhmbnd]

Fitorja e vetme e Partizanit në kaq kohë është ndeshja e parë e këtij edicioni në Shkodër, ku të kuqtë triumfuan me përmbysje. Gjatë ditës së djeshme lojtarët titullarë u vunë nën urdhrat e Kolelës dhe u angazhuan me lojëra, pa ngarkesa të mëdha fizike. Në fazën e parë të seancës, pjesa tjetër e skuadrës u angazhua në palestër me ushtrime force, si pjesë e misionit për të qenë gati të shtunën në orën 17:00 në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë për kampionat. Fatmirësisht të kuqtë nuk kanë asnjë pezullim para kësaj ndeshjeje, teksa dy prej lojtarëve kanë shfaqur probleme fizike. I pari është Hadroj, i cili pati një ngërç në pulpë në derbi.

Pukjani njihet për forcën e tij dhe faktin që i kalon shpejt dëmtimet dhe pritet që të premten të jetë gati. Ndërkohë, dyshime ka për Matondon. Kongolezi mësohet se ka ndierë dhimbje në gju dhe ditën e djeshme u stërvit i vetëm, duke bërë thjesht vrapime të lehta anës fushës. Deri më tani nuk është raportuar diçka serioze, por situata e kongolezit do të shihet në ditët në vijim, për të parë nëse do të jetë i pranishëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco