Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Conte drejt largimit, Tottenham mendon të rikthejë trajnerin Pochettino

Conte drejt largimit, Tottenham mendon të rikthejë trajnerin Pochettino

17:55, 09/03/2023

 

 

Tottenham po has vështirësi të mëdha këtë sezon. Prej kohësh, flitet për një largim të mundshëm të trajnerit Antonio Conte dhe këto zëra shtohen akoma më shumë pas eliminimit nga Champions League.

E sigurt është që italiani nuk do të jetë në drejtimin e “Spurs” për sezonin tjetër dhe për këtë arsye drejtuesit kanë nisur të mendojnë për zëvendësuesin.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, në drejtimin e Tottenham mund të rikthehet Mauricio Pochettino.

Argjentinasi është i papunë pas shkarkimit nga drejtimi i PSG-së dhe nga drejtuesit shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës. Pochettino është edhe një dëshirë e madhe e tifozëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco