Josa i çudit të gjithë me vendimin, Latifi nuk u preferua asnjë minutë në Durrës

Josa i çudit të gjithë me vendimin, Latifi nuk u preferua asnjë minutë në Durrës

16:40, 08/03/2023

Në barazimin e ditës së diel ndaj Teutës, trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, zgjodhi që të mos e aktivizojë Liridon Latifin. Në pushimin e takimit, edhe pse shkodranët nuk po dilnin në lojën e tyre, u mendua se tekniku kryeqytetas do të ndërhynte duke bërë ndonjë lëvizje.

Fillimisht në nxehje u ngri Kruja, por edhe ai nuk u aktivizua. Dy ndërrimet e para erdhën në minutën e 57-të kur Ardit Hoxhaj zëvendësoi Çoben dhe Alivoda mori vendin e Markut. Ndërkohë, në nxehje vazhduan të jenë sërish Kaina, Kruja dhe Heriç.

Por gjatë këtyre momenteve tifozët shkodranë të pranishëm në “Niko Dovana” i kanë kërkuar Josës aktivizimin e Latifit, që ishte i pranishëm në stolin e rezervave. Gjë që nuk u bë realitet nga tekniku i cili nuk e hodhi në fushë lojtarin i cili nuk është ende në formën otimale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco