Përballje ‘titanësh’ sot në Champions League, Bayern-PSG dhe Tottenham-Milan

Përballje ‘titanësh’ sot në Champions League, Bayern-PSG dhe Tottenham-Milan

08:59, 08/03/2023

Sonte në orën 21:00 në mbrëmje do të zbresin në fushë 4 ekipe nga të cilat 2 do t’ju bashkohen Chelseat dhe Benfikcës në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Bayern Munchen do të presë PSG-në në Gjermani, pasi në Paris i mposhtën me rezultatin minimal 1-0.

Francezët do të kërkojnë përmbysjen e rezultatit dhe kualifikimin me ndihmën e yjeve të sulmit Messi-Mbappe.

Nga ana tjetër ekipi i Antonio Conte do të presë në Angli kuqezinjtë e Piolit, të cilët fituan në “San Siro” me rezultatin 1-0.

Milani mund të mjaftohet dhe me një barazim për t’u kualifikuar në raundin tjetër.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco