VAR, protesta dhe penallti të përsëritur, por në fund Havertz shënon nga 11 metërshi

VAR, protesta dhe penallti të përsëritur, por në fund Havertz shënon nga 11 metërshi

22:34, 07/03/2023

Chelsea gjeti golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një rishikimi shumë të gjatë të VAR-it dhe pasi arbitrit vendosi të përsëriste goditjen.

Goli i dytë u shënua në minutën e 53-të, por episodi ndodhi në minutën e 47-të, ku protagonist ishin Wolf dhe Chilwell dhe që u vendos vetëm tre minuta më vonë pas një rishikimi të gjatë.

Herën e parë Havertz, goditi shtyllën. Por arbitri vendosi ta rikthejë sërish goditjen e penalltisë pasi Ozcan ishte futur në zonë para gjuajtjes së mesfushorit gjerman. Dhe përsëri Havertz nga penalltia, i cili nuk gaboi këtë herë: 2-0 Chelsea!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco