Conference League/ AZ Alkmaar trondit Lazion, holandezët fitojnë me përmbysje në 'Olimpico'

Conference League/ AZ Alkmaar trondit Lazion, holandezët fitojnë me përmbysje në 'Olimpico'

20:45, 07/03/2023

Lazio-AZ Alkmaar nisën raundin e 1/8-ave të Conference League, me holandezët që morën fitore me përmbysje.

Sfida ishte shumë e luftuar ngatë dyja anët, ndërsa takimi u zhbllokua në minutën e 18’ nga Pedro që pas një asisti nga Zaçagni kaloi italianët në avantazh.

Megjithatë holandezët tentuan në disa raste të gjenin barazimin dhe e arritën në minutën e 45’,me Pavlidis që gjeti rrjetë falë asistit të Karlsson.

Në fraksionin e dytë si ekipi i Sarrit edhe ai i Jansen kërkuan golin e fitore, dhe ishte AZ Alkmaar që mundi të shënonte, ku Kerkez gjen rrjetën me ndihmën e njeriut-asist të kësaj ndeshje, Karlsson, duke përmbysur sfidën.

Skuadrat do të përballen sërish javën e ardhshme, por këtë herë në Holandë, ku edhe do të përcaktohet ekipi që do të arrijë kualifikimin për në raundin tjetër.

 

Holandezët reagojnë mjaft mirë dhe barazojnë me Pavlidis në minutën e 45’.

AZ Alkmaar përmbys Lazio-n, pas një asisti nga Karlsson, Kerkez e dërgon topin në rrjetë në minutën e 62’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco