Lojtarët e Dortmundit u stërvitën në një vend të jashtëzakonshëm në Londër

Lojtarët e Dortmundit u stërvitën në një vend të jashtëzakonshëm në Londër

19:51, 07/03/2023

Lojtarët e Borussia Dortmund zgjodhën një lokacion krejtësisht të papritur për stërvitjen e fundit në prag të duelit vendimtar kundër Chelseat, sfidë e vlefshme për 1/16-tat e Ligës së Kampionëve.

Lojtarët e Dortmundit, ndryshe nga skuadrat e tjera që shkojnë jashtë, nuk u fshehën në ndonjë vend syrit të publikut.

Në vend të kësaj, verdhezinjtë zgjodhën një fushë publike në Londrën qendrore që historikisht u përdor nga ushtria britanike për ndeshjet e tyre të futbollit. Bëhet fjalë për terrenin e artilerisë në lagjen Islington, ku fusha është e rrethuar nga ndërtesa të larta.

Është një rezidencë private në pronësi të një kompanie pranë regjimentit më të vjetër të ushtrisë britanike. I vendosur pranë Old Street, ky kënd lojrash është i aksesueshëm për të gjithë dhe mund të merret me qira. Një orë seancë futbolli në këtë fushë kushton 1000 £.

Aty futbollistët e Dortmundit, të drejtuar nga trajneri Edin Terzic, kanë bërë sot një stërvitje të lehtë para ndeshjes së sotme, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe vendasve.

Fotografia e parë e një ndeshjeje kriketi u regjistrua në këtë terren. Në 1857, Artileria Mbretërore dhe Hunsdonbury CC u takuan në terrenin e artilerisë dhe fotografia u bë e famshme.

Sonte me fillim nga ora 21:00 luhet ndeshja mes Chelseat dhe Dortmundit. Mysafirët nga Gjermania fituan 1-0  ndaj “Bluve të Londrës” dhe shpresojnë se kjo mund të jetë e mjaftueshme për ndeshjen e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco