Sylvinho rrëfehet para eliminatoreve: Objektivi i Shqipërisë kualifikimi në Europian, më pëlqen një lojtar i Partizanit

Sylvinho rrëfehet para eliminatoreve: Objektivi i Shqipërisë kualifikimi në Europian, më pëlqen një lojtar i Partizanit

18:57, 07/03/2023

Kombëtarja shqiptare rinis këtë muaj një rrugëtim interesant me një emër të ri në stol. Kulturë futbollistike braziliane, stil europian dhe dalëngadalë mentalitet shqiptar. Sylvinho rrëfen në një intervistë për RTSH Sport, jetën e tij të re në Tiranë mes shqiptarëve, në një ambjent të panjohur por interesant.

Tekniku kuqezi do ta nisë aventurën zyrtare në datën 27 mars me sfidën e Polonisë, një duel që për të do të jetë tërësisht një histori më vete. “Ne kemi një skuadër të fortë me emra të rëndësishëm që luajnë në nivele të larta. Duhet të vazhdojmë rrugën e nisur dhe ndoshta, e theksoj, ndoshta mund të arrijmë objektivin tonë që është kualifikimi në Europian”, tregon braziliani.

“Prej dy muajsh këtu kam parë ndonjë ndeshje dhe mund të them që lojtarë të mirë ka gjithandej, por nuk dua të përmend emra. Është një lojtar te Partizani i cili më pëlqen shumë, e kam ndjekur disa herë dhe them se teknikisht mund të zhvillohet edhe më shumë.

Gjithmonë ka lojtarë dhe ne duhet t’i shohim, ndaj vendosa që të jetoj këtu, mendova që punën ta zhvilloja këtu. Puna nis nga këtej dhe theksoj që kam të evidentuar 2-3 lojtarë këtu të cilët ndoshta në të ardhmen mund të zhvillohen dhe të bëhen lojtarë të mëdhenj”, ka thënë Sylvinho.

Në intervistën e gjatë, ai ndalet në shumë tema interesante. Njëra prej tyre i takon aspektit që s’ka të bëjë me futbollin, por me jetën e re që ka nisur në Tiranë. “Ushqimi është i mirë dhe njerëzit janë shumë të dashur. Njerëzit janë të hapur, të shikojnë, të përshëndesin dhe kjo është disi e ngjashme me njerëzit në Brazil edhe pse nuk mund të bëj krahasime. Më ka bërë përshtypje fakti që njerëzit kërkojnë të të ndihmojnë dhe të të qëndrojnë pranë”, tregon Sylvinho i pyetur mbi përshtypjen e parë që i ka lënë Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco