Sfida në Champions League, Conte: Milani është kampion i Italisë, ne nuk kemi fituar asgjë

Sfida në Champions League, Conte: Milani është kampion i Italisë, ne nuk kemi fituar asgjë

17:39, 07/03/2023

 

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte ka folur në konferencë për shtyp, një ditë para ndeshjes me Milanin në Champions League. Pas humbjes minimale në ndeshjen e parë në Itali, “Spurs” do të kërkojnë të përmbysin rezultatin dhe të kualifikohen më tej.

Duke folur për ndryshimin mes dy ekipeve, Conte tha se Milani vjen si kampion i Italisë, ndërsa skuadra e tij nuk ka fituar asnjë trofe në vitet e fundit.

Para së gjithash, ka një ndryshim të madh mes nesh dhe Milanit: ata janë kampionë të Italisë, ne nuk kemi fituar asgjë dhe nuk e kemi bërë për një kohë të gjatë. Ndoshta dikush priste që Milani të ishte më afër Napolit, por Milani është gjithmonë Milan.

Ata janë në raundin e dytë të Champions League me synimin për të arritur në çerekfinale. Kur fiton, kupton rrugën që duhet të marrësh, nuk e kemi bërë ende. Kemi bërë një hap të rëndësishëm mes Conference dhe Champions, por do të duhet durim, u shpreh Conte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco