Java e 25-të e Superiores/ Ndryshon orari për supersfidën Vllaznia-Partizani

Java e 25-të e Superiores/ Ndryshon orari për supersfidën Vllaznia-Partizani

13:38, 07/03/2023

 

Kalendari i javës së 25-të ka pësuar disa ndryshime për dy ndeshjet e ditës së shtunë. Vllaznia-Partizani ishte programuar të luhej në orën 16:00, ndërsa sfida tjetër mes Tiranës dhe Laçit do të startonte në orën 19:00. Të dyja ndeshjet do të luheshin të shtunën e 11 marsit, por orart tashmë kanë ndryshuar.

Si Vllaznia-Partizani e cila do të zhvillohet në “Loro Borçi” ashtu edhe Tirana-Laçi do të startojnë në orën 17:00. Sa i përket ndeshjes Tirana-Laçi ndryshon gjithashtu edhe vendi ku do të zhvillohet.

Nuk do të jetë “Air Albania” që do të hapë dyert për kryeqytetasit, por ndeshja do të zhvendoset në “Elbasan Arena”. Pas sjelljes së gabuar të tifozëve në derbi, Tirana rrezikon që të luajë pa tifozë. Java e 25-të e “Abissnet Superiore” do të startojë ditën e premte me dy sfidat Kastrioti-Teuta dhe Kukësi-Bylis që do të startojnë në orën 13:00. Më pas në 16:00 do të luhet përballja interesante Erzeni-Egnatia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco