Përjashtohet përjetë nga stadiumet në Angli tifozi që u fut në fushë për të festuar golin e shtatë të Liverpoolit

Përjashtohet përjetë nga stadiumet në Angli tifozi që u fut në fushë për të festuar golin e shtatë të Liverpoolit

11:03, 07/03/2023

Liverpool mori një fitore madhështore ndaj Manchester United teksa i mposhti “Djajtë e Kuq” me shifrat 7-0.

Entuziazmi i tifozëve në stadiumin “Anfield” ishte i jashtëzakonshëm teksa në momentin e golit të shtatë që u shënua nga Roberto Firmino, një prej fansave të “The Reds” ia doli të futej në fushë dhe iu bashkua gëzimit të lojtarëve.

Por, jo gjithçka shkoi sipas planit pasi tifozi rrëshqiti dhe goditi Robertson, i cili ndjeu dhembje në kavilje.

Ky episod tërboi trajnerin Jurgen Klopp, i cili reagoi keq dhe i bërtiti tifozit teksa po shoqërohej jashtë fushe.

Së fundmi, është bërë zyrtar edhe dënimi për tifozin që tashmë nuk mund të hyjë në asnjë prej impianteve në Angli.

Një përjashtim përjetë nga stadiumet me tifozin që tashmë Liverpoolin, ekipin e zemrës do të duhet ta ndjekë nga televizioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco