Serie A/ Fiorentina ndal serinë e fitoreve të Milanit

Serie A/ Fiorentina ndal serinë e fitoreve të Milanit

22:50, 04/03/2023

Fiorentina ndali serinë e fitoreve të Milanit, pasi e mposhti sonte në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Serie A.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Artemio Franchi” përfundoi me rezultatin 2-1.

Nicolas Gonzalez shënoi nga penalltia për epërsinë fillestare në minutën e 49-të, teksa Luka Jovic shënoi në minutën e 88-të për të vulosur fitoren e vendasve.

Goli i vetëm për kampionët në fuqi të Italisë erdhi në fundin e ndeshjes, me Theo Hernandezin që shënoi në minutën e 95-të.

Fiorentina pas kësaj fitore ka 31 pikë dhe ndodhet në pozitën e 12-të, kurse Milani është i katërti me 47 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco