Premier League/ Manchester City nuk fal në shtëpi, vazhdon ‘presionin’ ndaj Arsenalit

Premier League/ Manchester City nuk fal në shtëpi, vazhdon ‘presionin’ ndaj Arsenalit

16:22, 04/03/2023

Manchester City nuk gabon në “Etihad Stadium” dhe mposht Newcastle me rezultatin 2-0.

Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola shënuan nga një gol për pjesë teksa ai që hapi llogaritë e takimit ishte Phil Foden në minutën e 15-të.

Sulmuesi anësor ishte autor i një goli mjaft të bukur dhe me një inkursion personal depërtoi në zemrën e zonës kundërshtare aty ku edhe pas një devijimi të Botman, mposhti portierin Pope.

Fraksioni i parë nuk dhuroi më emocione teksa vendasit menaxhuan më së miri avantazhin, por pa ndonjë rrezik konkret.

Sa i takon fraksionit të dytë, miqtë u shfaqën më agresivë në fushë dhe tentuan të barazonin ndeshjen.

Megjithatë, City-t iu desh vetëm një rast për t’i vendosur “kapakun” llogarive falë golit të Bernardo Silvës.

Portugezi kishte vetëm tre minuta që ishte aktivizuar duke zëvendësuar De Bruyne, megjithatë nuk fali pas një pasimi të Erling Haaland.

Deri në fund, sfida nuk ndryshoi me Manchester City që tashmë shkon në kuotën e 58 pikëve, dy më pak se Arsenali kryesues ndërsa nga ana tjetër, Newcastle mbetet në vendin e pestë me 41 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco