Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, gjendet një fëmija tjetër i mbytur

23 javë të luajtura në Superiore, ja cila është skuadra e vetme që nuk ka goditur ende penallti

23 javë të luajtura në Superiore, ja cila është skuadra e vetme që nuk ka goditur ende penallti

14:17, 02/03/2023

Sfida me Erzenin është e një rëndësie të veçantë në Ballsh dhe impenjimi i stafit dhe skuadrës mallakastriote është në shkallën maksimale në prag të duelit që luhet ditën e diel në “Adush Muçaj”.

Mallakastriotët do të kërkojnë kthesën, pasi vijnë në këtë duel pas disfatës në shtëpi me rrogozhinasit, ndërsa optimizmi duket qartë në radhët e djemve të Naxhi Shensoit.

Në seancat e fundit trajneri Shensoi ka punuar shumë sidomos me repartin ofensiv duke u marrë veçmas me sulmuesit dhe duke bërë ushtrime të larmishme ashtu sikundër ka punuar edhe në aspektin psikologjik. Kjo duket se është edhe një strategji se si ballshiotët të shkojnë sa më kollaj te golat.

STAFI – Dëmtimet apo pezullimet e shumta te Bylisi kanë bërë që mallakastriotët të hedhin sytë te skuadra U-21.

Trajneri Naxhi Shensoi në këtë ekip po u jep hapësira disa lojtarëve, të cilët kanë qenë në stol apo dhe jashtë 20-shes në kampionat. Ndërkohë që janë aktivizuar me U-21 dhe trajneri ka ndjekur sfidën me Kukësin. Në ekipin e U-21 kanë luajtur Hodo, Muçollari, Skënderaj, Beqaj, apo dhe Zhongo e Abazaj.

Por jo vetëm kaq, por edhe lojtarët e talentuar nigerianë, të cilët janë të shumtë dhe Bylisi ka elementë cilësorë në radhët e skuadrës U-21 dhe U-19 dhe ai që po shfaqet si shënues është Aual Mikailu, 18 vjeç, shkruan "Panorama Sport".

PENALLTITË – Mund të jetë disi e çuditshme, por kur janë luajtur plot 23 javë kampionat, skuadra mallakastriote nuk ka marrë ende asnjë penallti në favor, teksa ka arritur që madje edhe t’i anulohet 1 e tillë pikërisht në javën e dytë në Durrës nga VAR-i. Madje, sipas statistikave, është e vetmja skuadër në Superiore këtë sezon që nuk ka marrë asnjë penallti në favor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco