Ten Hag bën gati listën e lojtarëve, United gati t’i plotësojë dëshirat

Ten Hag bën gati listën e lojtarëve, United gati t’i plotësojë dëshirat

17:22, 01/03/2023

Manchester United arriti të fitojë trofeun e parë pas 6 viteve pritje në sezonin e parë të Erik Ten Hag. Megjithatë, trajneri holandez nuk është akoma i kënaqur me skuadrën dhe këkro që në sezonin e ri të ketë përforcime në ekip.

Siç raporton “BBC Sport”, Ten Hag dëshiron që klubi të blejë të paktën dy lojtarë në merkaton e verës. Njëri prej tyre është dhe dëshira që “djajtë e kuq” kanë pasur gjithmonë, sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen.

Sulmuesi nigerian shikohet nga Ten Hag si një prej objektivave kryesore për sezonin 2023/24. Kontrata që e mban të lidhur Osimhen me Napolin skadon në verën e vitit 2025 dhe United do të përpiqet të dërgojë në klubin italian një ofertë të kënaqshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco