Muriqi i afrohet Benzemas, sfidon edhe Lewandowskin për 'Pichichi'

Muriqi i afrohet Benzemas, sfidon edhe Lewandowskin për 'Pichichi'

18:01, 27/02/2023

Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë në futbollin spanjoll.

Sulmuesi kosovar realizoi edhe në fundjavë në ndeshjen me Espanyolin për të shkuar në kuotën e 10 golave sezonalë deri tani, sa ka edhe Borja Iglesias i Betisit.

28-vjeçari me këtë rast po i sfidon yjet e futbollit botëror si Robert Lewandowski dhe Karim Benzema.

Sulmuesi i Barcelonës ka realizuar 15 gola deri tani, kurse "Topi i Artë" i Real Madridit ka vetëm një gol më shumë se “Pirati”, 11 sa ka edhe Joselu i Espanyolit.

Krahas dy golave, përfaqësuesi kosovar i ka bërë edhe dy asistime, pas 23 xhirosh të zhvilluara në La Liga.

Pra, deri në fund të këtij edicioni kanë mbetur edhe 15 xhiro dhe Muriqi do të mundohet të shënojë sa më shumë gola dhe ta ndihmojë Mallorcan të mbetet në ligën elitare spanjolle.

Muriqi kishte shkëlqyer edhe në pjesën e dytë të sezonit të kaluar me Mallorcan, ku ishte huazuar nga Lazio, ku kishte ndihmuar ekipin ishullor të mos bie nga liga.

Renditja e golashënuesve më të mirë në La Liga:

– 15 gola: Lewandowski (Barcelona).

– 11 gola: Joselu (Espanyol); Benzema (Real Madrid).

– 10 gola: Muriqi (Mallorca); Borja Iglesias (Betis);

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco