Kahn: Ky kampionat është i ndryshëm nga sezonet e fundit, Bayernit nuk i lejohen më gabime

Kahn: Ky kampionat është i ndryshëm nga sezonet e fundit, Bayernit nuk i lejohen më gabime

17:31, 27/02/2023

Një fitore 3-0 në ndeshjen kundër Union Berlin e ktheu Bayern Munchen në krye të Bundesligës.

Një kampionat i ndryshëm nga ai i sezonit të fundit dhe më i kontestuar, një aspekt që sipas Oliver Kahn mund të jetë i mirë për skuadrën e Nagelsmann, por që tani e tutje duhet të jetë e fokusuar në çdo takim.

Është një moment i rëndësishëm në këtë periudhë të sezonit, është e rëndësishme për ne që të qëndrojmë në krye. Për ne është një sfidë ndryshe, sepse Bayerni ka pasur gjithmonë një avantazh në sezonet e fundit dhe tani nuk është kështu. Ndoshta nuk është aq keq, nuk mund të lejojmë më të gabojmë dhe duhet të qëndrojmë të fokusuar në çdo garë”, deklaroi drejtuesi i bavarezëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco