Për herë të parë nga tetori, rekordi negativ i Barcelonës ndaj Almerias

Për herë të parë nga tetori, rekordi negativ i Barcelonës ndaj Almerias

09:35, 27/02/2023

 

Barcelona u “thye” në transfertë nga Almeria me katalanasit të cilët u mposhtën me rezultatin 1-0. Për vendasit ishte triumfi i parë në histori përballë blaugranave, duke festuar një ditë speciale. Nga ana tjetër, të besuarit e trajnerit Xavi Hernandez nuk patën energjinë e duhur ndërsa pas kësaj humbje dështuan edhe të rrisnin diferencën e pikëve nga Reai ndjekës teksa tashmë Los Blancos janë shtatë pikë më pak se Barça.

Nga ana tjetër, skuadra e Xavit regjistroi edhe një rekord negativ duke qenë se për herë të parë nga tetori i vitit 2022, Robert Leëandoëski me shokë nuk mundën të gjenin rrugën e rrjetës. Për herë të fundit kur katalanasit dështonin të shënonin gol, ishte ndeshja e 26 tetorit në Champions League përballë Bayern Munich (0-3) në Camp Nou.

Sa i takon La Liga-s ishte e dyta herë që Barcelona nuk ia del të shënojë gol teksa më parë kishte “ngecur” në një barazim 0-0 në ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj Rayo Vallecanos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco