Napoli i beson Rrahmanit, klubi gati t’i rinovojë kontratën

Napoli i beson Rrahmanit, klubi gati t’i rinovojë kontratën

09:26, 27/02/2023

Amir Rrahmani tani është një lojtar kyç i skuadrës së Napolit dhe performanca e tij në repartin e prapavijës ka bërë që drejtuesit ta blindojnë mbrojtësin kosovar duke i ofruar një rinovim kontrate.

Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2024, por sipas “Tuttomercatoweb”, bisedimet mes mbrojtësit dhe klubit tashmë kanë avancuar për një marrëveshje të re deri në vitin 2027.

Napoli është shumë pranë fiotres së Serie A dhe ka bërë një rrugëtim të mrekullueshëm deri më tani në Champions League dhe padyshim që kërkesat për Rrahmanin do të jenë të larta, por edhe vlera e kartonit të tij gjithashtu do të rritet

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco