Eraldo Çinari i jep fitoren Shkëndijës në kampionatin maqedonas

Eraldo Çinari i jep fitoren Shkëndijës në kampionatin maqedonas

16:14, 26/02/2023

Eraldo Çinari i jep tri pikë Shkëndijës së Tetovës në sfidën e shtëpisë përballë Pobedës (1-0).

Sulmuesi shkodran, i transferuar gjatë merkatos së dimrit te kuqezinjtë, realizoi golin e tij të parë në sfidën e dytë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.

Shkëndija, me këtë fitore ngjitet në vendin e tretë 31 pikë, 8 më pak se Struga kryesuese.

Shkupi ia lë Strugës kreun e klasifikimit të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra nga Çairi u mposht 2-1 nga Sileksi në qytetin e Kratovës duke mos përfituar nga barazimi i struganëve një ditë më parë.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e dyfishtë të vendësve, që e gjetën rrugën e rrjetës me Milosavljevic në minutën e katërt dhe Gjorgjievskin në të 30-tën.

Goli i Danfa në pjesën e dytë nuk i mjaftoi Shkupit për të shmangur humbjen në këtë transfertë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco