Sion në krizë rezultatesh, tifozët djegin fanellën e Balotellit

Sion në krizë rezultatesh, tifozët djegin fanellën e Balotellit

14:44, 26/02/2023

Moment shumë i errët për Sion-in në kampionatin zviceran! Humbja 4-0 në shtëpi kundër St. Gallen bëri që Sion të qëndrojë në vendin e nëntë ose të parafundit në renditje, vetëm një pikë më shumë se Winterthur e fundit (një pozicion që do të detyronte një play-off me skuadrën që renditet e treta në ligën e dytë duke qenë se dy të parat do ngjiten direkt, pasi nga viti 2024 në Zvicër liga kryesore do të ketë 12 ekipe).

Zemërimi i tifozëve u shpreh veçanërisht ndaj Mario Balotellit, i cili është edhe kapiteni i Sionit. Në fund të ndeshjes një fanellë me numrin 45 u dogj në tribune, me tifozët që kërkon largimin e tij.

Sulmuesi italian ka luajtur deri më tani 12 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar 5 gola, tre nga të cilat nga pika e bardhë e penalltisë, zero asistime dhe ka marrë gjashtë kartonë të verdhë, ndërsa Sion ka grumbulluar 22 pikë nga 5 fitore, 7 barazime dhe 10 humbje, por skuadra e drejtuar nga Fabio Celestini nuk ka marrë një fitore që nga mesi i tetorit në takimin (2-0 në Lucern).

Që atëherë, një seri prej shtatë humbjesh dhe katër barazime me eliminimin nga kupa kombëtare në mes, kanë qenë rezultatet e marra nga Sion.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco