Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fituan apo humbën shqiptarët në Maqedoni?

Ancelotti në ankth për dy yjet e skuadrës, në dyshim për derbin ndaj Atleticos

Ancelotti në ankth për dy yjet e skuadrës, në dyshim për derbin ndaj Atleticos

11:14, 23/02/2023

Dëmtimet e Alaba dhe Rodygo mbajnë në ankth trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Ata dolën para kohë në ndeshjen e Champions League, ku madrilenët mundën 5-2 Liverpool në “Anfield”.

Ndaj, të dy janë në dyshim për ndeshjen e radhës në La Liga, në derbin e Madridit ndaj Atletico, ndeshje që do të luhet në “Santiago Bernabeu”.

Mbrojtësi David Alaba pësoi një tërheqje të tendinës në gjurin e djathtë, ndaj rikuperimi i tij duket i vështirë.

Ndryshe situata e sulmuesit, që pësoi një lodhje muskulare dhe mund të rikuperohet e luajë në derbi.

Gjithsesi, trajneri Ancelotti mund ta lërë pushim për ta aktivizuar në ndeshjen e 2 marsit, në “El Clasico”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco