Efekti Ronaldo: 'CR7' po i frymëzon shokët e rinj me dietë dhe ushtrime intensive

Efekti Ronaldo: 'CR7' po i frymëzon shokët e rinj me dietë dhe ushtrime intensive

15:22, 21/02/2023

Prezenca e Cristiano Ronaldos tek Al-Nassr i ka inspiruar shokët e skuadrës që ta ndjekin dietën strikte të tij dhe të ushtrojnë më intensivisht, thotë nutricionisti i klubit.

Pesë herë fituesi i "Topit të Artë" e kompletoi transferimin në klubin nga Arabia Saudite si lojtar i lirë pasi e shkëputi kontratën me Manchester Unitedin.

38-vjeçari nënshkroi kontratë të pasur me klubin nga Lindja e Mesme, ndërsa arabët po shohin të mira nga transferimi i tij.

Përpos që Al-Nassr u bë klub më i famshëm në botë, duke i fituar dhjetëra miliona ndjekës të rinj në Instagram dhe në rrjetet tjera sociale, edhe lojtarët po marrin mësim nga kampioni i dikurshëm evropian.

Sipas mediave të huaja, shokët e rinj të skuadrës kanë nisur ta ndjekin rrugën e “CR7” duke mbajtur dietë strikte në ushqim, njëjtë si ai, ndërsa e kanë rritur edhe intensitetin e ushtrimeve, njëjtë siç ushtron ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit.

“Ai është lojtari më i mirë në histori, ose njëri prej dy më të mirëve. Unë nuk isha i vetëdijshëm, si të tjerët, se çka do të thotë të punosh me të. Unë nuk kam takuar futbollist më profesionist sesa ai në të kaluarën. Prej çdo bisede me të, mund të mësosh shumë. Jemi takuar dhe kemi diskutuar rreth dijetës së tij, rreth asaj se sa e kupton ai rëndësinë e kësaj dhe rreth paraqitjeve. Ai është i pari që arrin në stërvitje dhe i fundit del prej saj. Të punosh me të është e mrekullueshme”, deklaroi nutricionisti i Al-Nassr, Jose Blesa.

“Cristiano ndihmon shumë, sepse ne nuk mund ta mësojmë më atë, ai e krijon shkollën e tij përreth vetes. Lojtarët tjerë e bëjnë atë që e bën ai sepse ai bën përmirësime të mrekullueshme në paraqitjen e tij. Që kur ka ardhur këtu, të gjithë lojtarët kanë ushtruar më intensivisht dhe e kanë ndjekur dietën e tij strikte. Unë nuk kam parë klub si ky ku lojtarët e përmirësojnë praktikisht 90 për qind të trupit të tyre sa herë që i shoh ata. Ata kanë më pak yndyrë, më shumë muskuj dhe i bëjnë krejt ushtrimet me përpikëri. Është luks të punosh këtu”, përfundoi Blesa.

Ronaldo i ka realizuar 5 gola dhe i ka bërë 2 asistime gjatë pesë paraqitjeve të tij me Al-Nassr, ndërsa prej tyre, katër gola i ka shënuar vetëm në një ndeshje, kundër Al-Wehda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco