Serie A/ Interi bën detyrën ndaj Udineses, mban vendin e dytë

Serie A/ Interi bën detyrën ndaj Udineses, mban vendin e dytë

22:54, 18/02/2023

Interi është rikthyer te fitorja në Serinë A italiane, teksa mposhti me rezultatin 3-1 Udinesen, në një duel tepër të luftuar.

Në minutën e 20-të, ishte Lukaku, ai që zhbllokoi sfidën duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Belgu fillimisht gaboi, por më pas penalltia u përsërit dhe Lukaku nuk fali, duke realizuar golin e dytë në kampionat për këtë sezon.

Për të vendosur baraspeshën mendo Lovriç në minutën e 43-të.

Pjesa e parë përfundoi me shifrat 1-1, ndërkohë që ishte Mikhitarjan, ai që në minutën e 73-të, rikthehu në avantazh Interin.

Për të vulosur sfidën mendoi Lautaro Martinez. I hedhur nga stoli në minutën e 66-të, argjentinasi, shënoi golin e tretë në minutën e 89-të.

Vlen të theksohet fakti se në këtë takim nuk pati minuta për mesfushorin e Kombëtares, Kristjan Asllani.

Ndërkohë me këtë fitore Interi u ngjit në kuotën e 47 pikëve, 15 më pak se Napoli kryesues.

Takimin e radhës Interi e luan në transfertë ndaj Bolonjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco