Milani lë krizën pas krahëve, fiton në ‘shtëpinë’ e Berlusconit dhe i bashkohet Interit

Milani lë krizën pas krahëve, fiton në ‘shtëpinë’ e Berlusconit dhe i bashkohet Interit

20:50, 18/02/2023

Milani ka lënë pas krizën në kampionat duke siguruar fitoren e dytë radhazi që e ndihmon të bashkohet me pikë të barabarta me Interin në vendin e dytë në Serinë A.

Kuqezinjtë kanë fituar në fushën e Monzës, duke siguruar tre pikë të rëndësishme përballë skuadrës në pronësi të ish-presidentit Silvio Berlusconi.

Gjithçka u vendos nga goli i Mesias në pjesën e parë të takimit, kur ai me një gjuajtje të fortë mposhti portierin vendas.

Më pas Milani ishte më i qetë në administrimin e manovrës dhe u mundua që të mbyllte ndeshjen, ndonëse edhe rrezikoi në disa raste të pësonte dhe vetëm shtylla e shpëtoi nga gjuajtja e Çurria.

Gjithsesi, në fund goli mjaftoi për fitoren e radhës në kampionat që i jep më shumë qetësi skuadrës së Piolit, e cila tashmë mendon si të konsolidojë sa më shpejt pozicionin në katërshen e parë, meqë lufta për titull është kthyer në formalitet nga Napoli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco