Ndahet nga jeta ish-trajneri i disa klubeve të Serie A

Ndahet nga jeta ish-trajneri i disa klubeve të Serie A

19:50, 18/02/2023

Futbolli italian është në zi teksa u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-trajneri i Perugias së artë, Ilario Castagner.

Gjatë karrierës së tij në futbollin italian, Castagner mbahet mend si trajneri i parë që e mbylli kampionatin pa asnjë humbje teksa në sezonin 1978-1979, drejtonte Torinon.

Image

Megjithatë, në atë sezon pavarësisht se e mbylli pa asnjë humbje (19 fitore, 11 barazime), Castagner nuk ia doli të fitonte titullin duke e mbyllur në vendin e dytë të klasifikimit pas Milanit.

Ndërkohë, në karrierën e tij, Castagner ka stërvitur edhe Lazion, Inter, Milan, Pescara apo edhe Pisa.

Nga ana tjetër, ka fituar dy tituj në Serie B dhe një në Serie C.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco