Lëshohet urdhër arresti ndërkombëtar për Robinhon, 9 vite burg për përdhunimin e shqiptares

Lëshohet urdhër arresti ndërkombëtar për Robinhon, 9 vite burg për përdhunimin e shqiptares

19:26, 18/02/2023

Italia ka kërkuar që ish-sulmuesi i Milanit dhe Brazilit, Robinho, të vuajë një dënim me 9 vite burg për përdhunim.

Në një deklaratë, ministria braziliane konfirmoi se ka marrë një kërkesë të tillë pa përmendur emrin e lojtarit, derisa avokati i lojtarit ende nuk ka bërë asnjë koment.

Kërkesa do të analizohet nga Departamenti i Riatdhesimit të Pasurive dhe Bashkëpunimit Ligjor Ndërkombëtar të Ministrisë së Drejtësisë, kanë bërë të ditur autoritetet braziliane, raporton Reuters.

Robinho, emri i plotë i të cilit është Robson de Souza, jeton në Brazil dhe gjithmonë i ka mohuar akuzat.

Në fillim të kësaj jave, Ministria e Drejtësisë e Italisë kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për lojtarin, pasi gjykata e lartë e vendit konfirmoi dënimin e tij për përdhunim të një gruaje të re shqiptare në janar të vitit 2013.

Por, Brazili nuk i ekstradon shtetasit e tyre, që do të thotë se Robinho do të përballet me arrestimin vetëm nëse ai udhëton jashtë vendit.

Një gjykatë e Milanos në vitin 2017 e shpalli Robinhon dhe pesë brazilianë të tjerë fajtorë për përdhunimin në grup të gruas shqiptare.

Dënimi u konfirmua nga një gjykatë apeli në vitin 2020 dhe u vërtetua nga Gjykata e Lartë e Italisë muajin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco