Publikohen formacionet zyrtare të Partizani-Erzeni, të kuqtë e nisin me të rinjtë në sulm

Publikohen formacionet zyrtare të Partizani-Erzeni, të kuqtë e nisin me të rinjtë në sulm

18:16, 18/02/2023

Partizani dhe Erzeni luajnë sot një ndeshje që është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, për të përcaktuar vijimësinë e tyre në këtë kampionat.

Të dy ekipet e shohin veten në luftë në pozicione të përafërta në renditje, me të kuqtë të cilët në fakt shohin që të bashkohen me Tiranën që mban vendit e parë në klasifikim.

Ndërsa shijakasit duan që të afrohen pikërisht me grupin e ekipeve që luftojnë për vendin e parë, ndonëse objektivat e kësaj skuadre në nisje të sezonit kanë qenë krejtësisht të ndryshme.

Formacionet zyrtare

Partizani: Rexhepi; Hadroj, Telushi, Menish, Atanaskovski; Matondo, Maget, Rrapaj; Da Silva; Mba, Selmani

Trajner: Xh. Kolela

Erzeni: Xhika; Enk, Krasniqi, Peposhi; Kadriu, Alan, Kriviçiç, Kahrimanoviç, Asani; Kapllani, Nonato.

Trajner: Xh. Kapllani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco