Spanjë/ Barazim dramatik, Celta shtang Sociedadin me 10 lojtarë

Spanjë/ Barazim dramatik, Celta shtang Sociedadin me 10 lojtarë

17:11, 18/02/2023

Mbyllet në barazim 1-1 përballja Real Sociedad-Celta Vigo.

Baskët kaluan shpejt në avantazh. Mikel Oyarzabal tundi rrjetën kundërshtare në minutën e pestë.

Celta Vigo mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Renato Tapia (75’).

Peruani mori dy kartonë të verdhë radhazi vetëm shtatë minuta pasi u fut në fushë si zëvendësues.

Gjithsesi, skuadra galiciane gjeti forca dhe evitoi humbjen, edhe pse në inferioritet numerik.

Kapiteni Iago Aspas bëri gjithçka mirë në krahun e djathtë dhe detyroi Robin Le Normand të shkaktonte autogol (90+3’).

Real Sociedad vijon të mbetet në vendin e tretë me 43 pikë, ndërkohë që Celta Vigo renditet në vendin e 13-të me 24 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco