Dramë për Bayern Munchen, karton i kuq dhe gol për 4 minuta

Dramë për Bayern Munchen, karton i kuq dhe gol për 4 minuta

16:26, 18/02/2023

Bayern Munchen e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme sfidën ndaj Borussia Monchengladbach. 

Bavarezët ngelën me një lojtar më pak që në minutën e 8, ndërsa 4 minuta më pas pësuan edhe gol. 

Upamecano la skuadrën me 10 lojtarë pasi mori direkt karton të kuq, për një faull të shkaktuar si lojtar i fundit. 

Vendasit gjetën rrugën e rrjetës 4 minuta më pas me anë të Stindl. 

Por pavarësisht nga inferioriteti numerik, Bayern Munchen arriti të kundërpërgjigjet në minutën e 35-të duke barazuar shifrat me anë të Choupo-Moting. 

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco