Allegri i tërbuar pas një tjetër dështimi: Më çmend, nuk dua të dëgjoj budallëqet që thua

Allegri i tërbuar pas një tjetër dështimi: Më çmend, nuk dua të dëgjoj budallëqet që thua

11:57, 17/02/2023

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është shfaqur i zemëruar pas dështimit në ndeshjen e mbrëmshme të play-off-it për fazën eliminatore të Europa League, në të cilën Zonja e Vjetër barazoi vetëm 1-1 me Nantes në shtëpi.

Allegri u zemërua shumë që skuadrës së tij iu mohua një penallti e pastër dhe kulmin e çmendurisë e përjetoi me komentin e prezantuesit të Sky në studio, me të cilin foli nga zona e miksimit të stadiumit të Juventusit.

Domethënë, prezantuesi tha se i duket se Juventusi ka gabuar duke u kënaqur me epërsinë minimale.

"Sigurisht që nuk dua që Juventus të fitojë 1-0. Nuk mund t'i dëgjoj më budallallëqet që po thua. Kështu që tani më ke inatosur me atë gënjeshtër sepse skuadrat që kam drejtuar gjithmonë e mbyllin sezonin, me 70 apo 80 gola, shifrat i thonë të gjitha. Sigurisht që nuk doja ta vrisja ndeshjen pas epërsisë tonë minimale, nuk e bëj kurrë këtë gjë. Megjithatë gënjeshtra se ky është stili im është bërë e vërtetë nga përsëritjet e vazhdueshme dhe unë nuk e dëgjoj dot më. Sepse faktet janë në anën time. Shiko numrat e Milanit që drejtova unë apo Juventusit. Kjo që flet e merr era, por shifrat janë fakte dhe janë gjithmonë atje. Nuk mund ta dëgjoj gënjeshtrën se skuadrat e mia fitojnë 1-0. Ti nuk flet për asgjë, unë flas për shifra, fakte", tha Allegri me një frymë.

Kujtojmë se këtë sezon Juventusi fillimisht ra pas skuadrave kryesore në Serie A, e më pas nuk arriti të kalojë në fazën eliminatore të Champions League.

Me një seri të shkëlqyer ai arriti të ngjitet deri në vendin e dytë të kampionatit dhe më pas erdhi dënimi i zbritjes së 15 pikëve dhe “ngecjeve” të reja në kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco