E ardhmja e Marco Asensios? Ancelotti tregohet i prerë: Nuk më intereson

E ardhmja e Marco Asensios? Ancelotti tregohet i prerë: Nuk më intereson

18:59, 16/02/2023

 

E ardhmja e Marcos Asensios te Real Madridi mbetet në pikëpyetje, por kjo është një temë që nuk e shqetëson aspak trajnerin Carlo Ancelotti. Ka qenë vetë ky i fundit që ka folur për të ardhmen e lojtarit spanjoll i cili konfirmoi se nga Asensio përpara rinovimin kërkon diçka tjetër.

‘’Nuk jam i sigurt nëse ai do të rinovojë apo jo, për mua nuk ka shumë rëndësi kjo gjë. Mua më intereson që ai të japë kontributin e tij për klubin pasi këtë sezon kemi synime të rëndësishme për të arritur”, u shpreh tekniku italian.

Kontrata aktuale e Asensios me Real Madridin skadon në fundin e këtij sezoni dhe për sulmuesin nuk kanë munguar ofertat. Një prej tyre vjen nga Italia, me Milanin i cili është interesuar edhe gjatë merkatos së verës së kaluar, ndërsa në Angli janë klube të ndryshme që dëshirojnë shërbimet e Asensios. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco