Bellingham objektiv i parë, por Reali do edhe 'yllin' e Napolit

Bellingham objektiv i parë, por Reali do edhe 'yllin' e Napolit

09:21, 16/02/2023

Objektivi i parë është Bellingham, pas tij, Kvaratskhelia. Bëhet fjalë për Realin e Madridit dhe lajmin e garanton “Cadena Ser”.

Lidhja mes dy lojtarëve nuk është e natyrës teknike, duke qenë se bëhet fjalë për role të ndryshme, por është ekskluzivisht ekonomike.

Sipas transmetuesit madrilen, Reali do të bëjë të paktën një investim të madh verën e ardhshme dhe dy lojtarët kryesojnë listën e merkatos.

Për mesfushorin anglez nevojiten jo më pak se 100 milionë, duke marrë në konsideratë se për të ka një ankand si dhe faktin se Borusia e Dortmundit nuk është një klub që shet aq lehtë dhe i vështirë në tratativa, por mund të thuhet se jo më e vogël do të jetë edhe kostoja për kartonin e gjeorgjianit, pasi dhe De Laurentiis nuk është nga ata që shet lirë.

Napoli, në çdo rast, nuk ka ndër mend të privohet nga “ylli” i tij, lojtari që bashkë me Osimhen po i çon të kaltrit drejt një titulli aq shumë të dëshiruar dhe të pritur.

Biznesi është biznes, por Kvara është një xhevahir tek i cili Napoli synon të mbështetet për të tashmen dhe të ardhmen. Gjithsesi, “Cadena Ser” e shoqëron lajmin e merkatos, duke evidentuar pasionin madrilen për Kvaratskhelia që nga kohët e fëmijërisë, diçka që duhet kujtuar se ndodh shpesh në raste të tilla.

Në fakt, klubet e mëdha evropiane kanë hedhur sytë nga Kvaratskhelia që në sezonin e tij të parë në Itali ka treguar goxha cilësi.

Napoli, ndërkohë, e konsideron një aset të rëndësishëm dhe presidenti De Laurentiis mund të marrë në konsideratë largimin e tij vetëm përballë një shifre që i kalon 100 milionë eurot.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco