Dortmundi mposht Chelsean, Benfica triumfon në transfertën belge me Brugge

Dortmundi mposht Chelsean, Benfica triumfon në transfertën belge me Brugge

23:00, 15/02/2023

Borussia Dortmund ia del të fitojë sfidën e parë të fazës së 1/8-tave në Champions League përballë Chelseat.

Gjermanët triumfuan përballë anglezëve me rezultatin 1-0 teksa goli vendimtar u shënua në pjesën e dytë nga ana e Karim Adeyemi.

Ky i fundit shënoi në minutën e 63-të, një gol spektakolar duke qenë se e mori kontrollin e topit nga gjysmëfusha e tij.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund teksa ndeshja e kthimit luhet më datë 7 mars.

Në ndeshjen tjetër, Benfica triumfoi në transfertë ndaj Club Brugge me rezultatin 0-2.

Ndeshja u zhbllokua nga Joao Mario në minutën e 51-të të pjesës së dytë.

Portugezët përfituan nga një penallti teksa nga 11-metrat mesfushori nuk gaboi dhe i dhuroi fitoren të tijve.

Ndërkohë, dy minuta para fundit të lojës shënoi të dytin Neres me portugezët që hedhin një hap të madh për kualifikimin në çerekfinale nga Benfica teksa ndeshja e radhës luhet më datë 7 mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco