Real Madridi, fitore me ‘poker’ në La Liga

Real Madridi, fitore me ‘poker’ në La Liga

22:56, 15/02/2023

Pas disfatës në transfertë me Mallorcan, Real Madrid rikthehet te suksesi në La Liga teksa mposhti në shtëpi me rezultatin 4-0, Elchen.

Të besuarve të trajnerit Carlo Ancelotti iu mjaftoi vetëm një pjesë lojë për t’i dhënë mesazhin miqve se nuk do të kishin asnjë shpresë në “Santiago Bernabeu”.

Sfida u zhbllokua në minutën e tetë nga Marco Asensio që realizoi një gol mjaft të bukur pas një inkursioni personal nga e djathta e sulmit.

Ndërkohë, vendasit vijuan me ritmin e lartë dhe gjetën edhe golin e dytë.

Karim Benzema ishte ai i cili fitoi një 11-metërsh të cilin e ekzekutoi po vetë në minutën e 31-të.

Sakaq, në fundin e pjesës së parë kishte vend edhe për një tjetër gol që sërish erdhi nga pika e bardhë e penalltisë.

Këtë herë ishte Rodrygo që detyroi kundërshtarët të gabonin në zonë ndërsa ekzekutuesi ishte i njëjtë.

Benzema u paraqit nga 11-metrat dhe përfundimi ishte i njëjtë me francezin që realizoi golin numër 12 në kampionat.

Sa i përket pjesës së dytë, Los Blancos menaxhuan avantazhin, madje gjetën edhe golin e katërt.

Ishte Luka Modric ai që në minutën e 80-të realizoi mjaft bukur në hyrje të zonës duke mos i dhënë shans reagimi portierit kundërshtar.

Pas këtij rezultati, Real Madrid ngjitet në kuotën e 48 pikëve, tetë më pak se Barcelona kryesuese.

Nga ana tjetër, Elche mbetet në vendin e dytë me 9 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco