Nagelsmann: Nuk e prisnim, PSG ishte mjaft pasive!

Nagelsmann: Nuk e prisnim, PSG ishte mjaft pasive!

14:04, 15/02/2023

Bayern Munchen arriti të dalë i fituar nga “Parc des Princes” ndaj PSG në Champions League. Goli vendimtar që vendosi këtë takim, u shënua nga një ish-sulmues i parisienëve, pra Kingsley Coman. Në përfundimin e këtij takimi, ka folur tekniku i bavarezëve, Julian Nagelsmann.

“Kemi luajtur një lojë shumë të mirë në 25 minutat e para. T’ju them të vërtetën ishim pak të befasuar që mbajtëm topin kaq shumë. Nuk e prisnim që PSG të ishte kaq pasiv.

Sigurisht që nuk ishte një ndeshje aq e lehtë. Jemi më mirë se Parisi, por nuk nuk mund të ngremë këmbët tani. Upamecano dhe De Ligt ishin të shkëlqyer, gjithashtu dhe Pavard. Është për të ardhur keq që ai mori kartonin e dytë të verdhë.”

Nagelsmann foli dhe për vendimin e tij për të nxjerrë nga loja Cancelo dhe për të nisur pjesën e dytë me Davies. “Davies  depërton mirë në të majtë, Cancelo nuk e bëri aq thellë. Ne donim të sillnim pak më shumë shpejtësi, megjithatë loja e Joaos ishte në rregull.” – u shpreh Nagelsmann. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco