Kansas City fiton finalen e 'Super Bowl', mposht me përmbysje Philadelphian

Kansas City fiton finalen e 'Super Bowl', mposht me përmbysje Philadelphian

13:32, 13/02/2023

Kansas City fiton finalen e “Super Bowl LVII” në futbollin amerikan. Chiefs bëjnë një përmbysje të madhe dhe mposhtin Philadelphian, me rezultatin 38-35 falë goditjes së Butker 8 sekonda para përfundimit të takimit.

Një sukses i pabesueshëm për skuadrën nga Misuri, që në pushim gjendej në disavantazh me rezultatin 24-14, por më pas arriti të triumfojë duke marrë trofeun e tretë në historinë e klubit.

Protagonisti kryesor i sfidës ka qenë padiskutim Patrick Mahomes, MVP i sezonit të rregullt dhe vendimtar në finalen e madhe të Super Bowl.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco