Ardian Mema largohet nga Kastrioti, ja kush do të jetë trajneri i ri i krutanëve

Ardian Mema largohet nga Kastrioti, ja kush do të jetë trajneri i ri i krutanëve

11:48, 13/02/2023

Zgjati shumë pak aventura e Ardian Memës në krye të skuadrës së Kastriotit. Tekniku kryeqytetas ka dhënë dorëheqjen nga posti I tij ditën e sotme për shkak se nuk janë arritur rezultatet e pritura.

Klubi krutan nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë pasardhësin e Memës. Oversport mëson se në krye të Kastriotit do të rikthehet Emiljano Çela, që do të drejtojë skuadrën në stërvitjen e sotme.

Tekniku e njeh shumë mirë ekipin krutan sepse e ka ndërtuar vetë dhe drejtuesit e klubit presin që skuadra të reagojë nën drejtimin e Çelës, duke synuar mrekullinë e sezonit të kaluar, kur Kastrioti arriti të bëjë një performancë të shkëlqyer në kampionat në drejtimin e Çelës në pjesën e dytë të sezonit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco