Buzëqesh Pioli, dy titullarët e Milanit rikthehen nga dëmtimi

Buzëqesh Pioli, dy titullarët e Milanit rikthehen nga dëmtimi

11:08, 13/02/2023

Fitorja me Torinon i dha mundësinë Milanit të rikthente qetësinë në skuadër pas një ecurie aspak pozitive, që kulmoi edhe me humbjen në derbi. Në kampin e skuadrës kuqezi, ajo fitore ka ardhur si një ogur i mirë, pikërisht përballë sfidës në Champions me Tottenham.

Fikayo Tomori dhe Ismael Bennacer janë rikthyer në dispozicion të trajnerit Pioli. Mbrojtësi dhe mesfushori kanë kryer stërvitje të plotë me ekipin dhe konsiderohen të rikuperuar dhe në gjendje për t’u llogaritur nga Pioli për sfidën përballë të besuarve të Antonio Kontes.

Ndoshta do të jetë e vështirë që të shihen si titullarë që në ndeshjen e të martës në Champions, ndoshta do të shihen si të gatshëm për sfidën pasardhëse që në fundjavë në kampionat.

Mbrojtësi Anglez (Tomori) mbeti i dëmtuar në këmbën e majtë në ndeshjen ndaj Lazios më 24 janar, ndërsa mesfushori qëndroi jashtë fushave prej më shumë se një muaji për shkak të një dëmtimi muskulor. Me Ibrën gjithashtu të rikuperuar, tashmë Milani ka sytë vetëm nga Florenzi dhe Menjo, me shpresën që të jenë sa më shpejt të gatshëm. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco