Ardian Mema largohet nga Kastrioti, tekniku mbyll bashkëpunimin me klubin krutan

Ardian Mema largohet nga Kastrioti, tekniku mbyll bashkëpunimin me klubin krutan

10:48, 13/02/2023

Rezultatet e dobëta të arritura në kampionat, që kanë zbritur skuadrën në vendin e fundit në renditjen e Superiores I kanë kushtuar vendin e punës teknikut Ardian Mema.

Humbja e fundit përballë Kukësit ka qenë fatale dhe tekniku ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi I Kastriotit, vendim që është pranuar nga drejtuesit.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi krutan, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale thekson se Mema ka paraqitur dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.

“Klubi i Futbollit Kastrioti njofton se Ardian Mema nuk do të jetë më trajner i skuadrës tonë. Tekniku ka paraqitur dorëheqjen pranë drejtuesve të klubit të cilët e kanë pranuar vendimin e tij. Klubi e falënderon teknikun për gjithçka dha për ekipin dhe i uron suksese në karrierë”, njofton klubi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco