De Gea vendos rekord, arrin në 400 ndeshje me United në Premier League

De Gea vendos rekord, arrin në 400 ndeshje me United në Premier League

10:15, 13/02/2023

 

Me ndeshjen kundër Leeds, David De Gea arriti në kuotën e 400 paraqitjeve në Premier League për Manchester United.

Një rekord prestigjioz për portierin spanjoll, i cili është edhe lojtari i parë i huaj që arrin 400 paraqitje në elitën angleze për të njëjtin klub.

“Që nga fillimi e dinim se ishim në një fushë shumë të vështirë, por luftuam deri në fund, e kontrolluam lojën. E dinim që në 10 minutat e para të të dy fraksioneve ata do të luanin më të mirën e tyre, kështu që ishte e rëndësishme të ruash portën e pastër. Ishte një fitore e veçantë, një ndeshje speciale, shumë e rëndësishme.”-tha ai pas fitores 0-2 të “Djajve të Kuq”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco