Bundesliga/ Tronditet Frankfurt, mposhtet thellë në transfertën e Koln

Bundesliga/ Tronditet Frankfurt, mposhtet thellë në transfertën e Koln

22:38, 12/02/2023

Koln vijon ecurinë pozitive në kampionat, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Eintracht Frankfurt, ndaj një kundërshtari që gjithashtu po kalonte një moment të mirë.

Pjesa e parë dhuroi një futboll të kujdesshëm, me skuadrat që menduan më shumë për mbrojtjen dhe rastet ishin të pakta.

Fraksioni i dytë ishte një tjetër “simfoni”, me vendasit të cilët diktuan ritmin, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në rezultat.

Hubers gjeti avantazhin pas 4 minutash lojë duke i dhanë një goditje “shqiponjave”, që pavarësisht se kërkuan të reagonin, vuajtën mungesën e finalizimit.

Në minutën e 71-të Skhiri mori të gjithë vëmendjen me golin e dytë të sfidës, ndërsa tuniziani realizoi edhe golin e tretë në minutën e 86-të.

Me këtë sukses Koln prek vendin e 11-të dhe barazon me pikë M’gladbach me 26 të tilla, ndërkohë Eintracht Frankfurt mbetet me 35 pikë në vendin e 6-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco