Lajme pozitive për PSG, Mbappe rikthehet në stërvitje

Lajme pozitive për PSG, Mbappe rikthehet në stërvitje

21:42, 12/02/2023

Pas humbjes me Monaco, PSG ka zbritur menjëherë në stërvitje, pasi skuadra ka nisur përgatitjet për takimin e Champions League përballë Bayern Munich.

Lajmi më pozitiv në shtëpinë e kampionëve të Francës është rikthimi i  Kylian Mbappe në stërvitje.

Sulmuesi fillimisht ka punuar i diferencuar nga pjesa e tjetër e grupit dhe pritshmëritë janë që Mbappe të jetë në fushën e lojës ndaj bavarezëve.

Kylian u dëmtua në takimin ndaj Montpellier, ndërsa rikthimi i tij jep shumë shpresë skuadrës së Galtier, pasi PSG ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e fundit, në Kupë përballë Marseille dhe kampionat ndaj Monaco.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco