Holandë/ Ajaxi lë pas krizën, arrin fitoren e tretë radhazi

Holandë/ Ajaxi lë pas krizën, arrin fitoren e tretë radhazi

19:14, 12/02/2023

Ajaxi i Amsterdamit e lë përfundimisht pas krahëve kizën e rezultateve të muajit të fundit, teksa regjistroi fitoren e tretë radhazi në Eredivisie.

“Harkëtarët” triumfuan 3-1 me përmbysje në “Johan Cruyff Arena” përballë Waalwijk, duke ruajtur diferencën prej tri pikësh me Feyenoordin kryesues.

Miqtë befasuan vendësit që në minutën e 17-të me golin e Seuntjens, me pjesën e parë që do të mbyllej me këtë rezultat.

Në të 50-tën Ajaxi barazoi me Brobbey, për të ardhur më pas te goli i Timber në minutën e 79-të.

Vetëm tri minuta më vonë Kudus realizoi edhe golin e sigurisë për Ajaxin, që në minutat e fundit thjesht administroi rezultatin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco