Vdes ish-trajneri i Prishtinës, legjenda kroate Miroslav Çiro Bllazhevic

Vdes ish-trajneri i Prishtinës, legjenda kroate Miroslav Çiro Bllazhevic

09:25, 08/02/2023

Ka vdekur në moshën 87-vjeçare ish-trajneri i Prishtinës dhe i Kroacisë, Miroslav Çiro Bllazhevic.

Ish-trajenri i Kroacisë ishte i diagnostifikuar me kancer në prostatë në vitin 2011.

Ai ishte edhe trajner i Prishtinës në vitin 1986, në kohën kur klubi i kryeqytetit të Kosovës luante në ligën e parë federative të ish-Jugosllavisë.

Bllazhevic luftoi me kancerin për shumë vite. Ai u diagnostikua për herë të parë me këtë sëmundje në vitin 2011.

Legjendari Çiro e mundi dy herë kancerin, por dështoi herën e tretë, raportojnë mediat kroate.

Çiro Bllazhevic luajti për ekipe si Dinamo e Zagrebit, Lokomotiva, Sarajeva, Rijeka e Sioni.

Karrierën e trajnerit e ka nisur në Vevej, ka drejtuar edhe Sionin në Zvicër, Rijekën, Dinamo Zagrebin e Grasshoperin. Ai ishte edhe trajneri i Nantes e PAOK-ut.

Në vitin 1998, ai udhëhoqi Kroacinë drejt një medalje të madhe bronzi në Kampionatin Botëror në Francë.

Më vonë ai drejtoi Iranin, Osijekun, Hajdukun, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2009 ishte trajner i Bosnjë e Hercegovinës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco